Site icon Telegrafi

Pas incidentit, Sejdiu: Nuk është plagosur në praninë time e as që kemi pasur problem me të

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu sot ka konfirmuar se është kërcënuar nga një person i cili është me probleme psikologjike.

Lexo po ashtu Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun

Sejdiu tha se me personin që ka kërcënuar nuk ka pasur ndonjë problem më herët dhe se i njëjti ka qenë me probleme psikologjike.

Sejdiu tha se nuk e ka ditur se ai më herët ka qenë në Bardovc dhe ka qenë i burgosur për tre vite.

“Sot isha në xhami, një person mu afrua dhe më tha se kam një pyetje të ta bëjë jashtë. Ai me një tonë kërcënues se kur do më punësoni. Nga fizionomia e pash se nuk është një person normal dhe se është me probleme me psikologjike. Pastaj ndërhyri një person tjetër të na ndajë që eventualisht mos më sulmojë fizikisht. Pastaj aty u bë një situatë tollovi ku ndërhyn edhe persona tjerë dhe unë u largova”, tha Sejdiu.

Kryetari i Komunës së Zhelinës tha se organet duhet të jetë më të kujdesshëm me këta persona se nesër do mund ta pësojë ndonjë tjetër.

Sejdiu tha se plagosja ka ndodhur më vonë dhe nuk është bërë në praninë time dhe se për këtë do të jap deklaratë në polici./Telegrafi/

 

Exit mobile version