Telegrafi

Pas imazheve me bikini, Georgina vjen atraktive me pozat me fustan të realizuara në Monako

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram/georginagio)

Georgina Rodriguez ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit për shkak të pozave atraktive nga pushimet.

E dashura e Cristiano Ronaldos kujdeset mjaft shumë për figurën trupore, prandaj mahnit me linjat e saj.

Ajo numëron mbi 20 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku tërheq vëmendjen e fansave përmes imazheve që zgjedh për t’i shpërndarë.

(Foto: Instagram/georginagio)

Gjatë të enjtes, 26-vjeçarja ka sjellë të tjera poza nga pushimet që brenda një ore kanë marrë më shumë se një milionë pëlqime.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo publikon një tjetër fotografi atraktive me Georginën, duke e mbajtur në krahët e tij në jahtin luksoz
(Foto: Instagram/georginagio)

“Netët bohemiane dhe të iluzionit”, është përshkrimi i fotografive të realizuara në Monako, në të cilat Georgina paraqitet me fustan dhe i ka theksuar linjat e saj. /Telegrafi/