Manchester Unitedi edhe pse nuk ka bërë ende ndonjë blerje, emri i skuadrës angleze ka qenë i lidhur me shumë transferime të mëdha.
Besohet se Djajtë e Kuq kanë siguruar shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, ndërsa do të provojnë edhe për Miralem Pjanic.
Por, sipas AS, blerja e parë e Unitedit në mbrojtje do të jetë Eric Bailly.
Bailly është qendërmbrojtës i Villarrealit dhe ka një klauzolë 40 milionë euro. Besohet se palët janë takuar dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
22-vjeçari konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe nofka e tij është ‘bisha’. /Telegrafi/