Site icon Telegrafi

Pas humbjes shokuese nga Toulouse, Jurgen Klopp i shkoi afër gjyqtarit dhe i kërkoi t’ia shpjegonte përse u anulua goli i Quansah

Ndërsa Liverpooli kishte paraqitje të dobët kundër Toulouse, ata do të kishin marrë një pikë nëse nuk do të ishte për një ndërhyrje nga VAR.

The Reds pësuan disfatë 3-2 nga skuadra franceze në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Goli i Jarell Quansah në minutën e 98-të u anulua për shkak të lojës me dorë të Alexis Mac Allister në ndërtimin e aksionit.

Lexo po ashtu Mbyllet dueli i pesë golave: Fitore spektakolare nga Toulouse përballë Liverpoolit

I tillë ishte konfuzioni që as Jurgen Klopp nuk mund ta kuptonte se cila ishte arsyeja pas vendimit – megjithëse me sa duket ata kanë monitorë në stolin e trajnerëve.

Nisur nga shprehja e fytyrës së gjermanit teksa po kthehej, ai nuk mbeti i kënaqur me shpjegimin e gjyqtarit Georgi Kabakov.

Por, në fund të fundit Liverpooli nuk mund t’i shpëtonte humbjes, pasi aty tashmë kishte përfunduar gjithçka. /Telegrafi/

 

Exit mobile version