Site icon Telegrafi

Pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë, mblidhet Kryesia e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke zhvilluar një takim në këto momente, ndonëse nuk ishte lajmëruar më herët.

Arsyeja e takimit ende nuk dihet, ndërsa ky takim është duke u zhvilluar në selinë kryesore të LDK-së në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Ky takim i kryesisë vjen një ditë pas zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, ku LDK sipas rezultateve preliminare është radhitur e dyta me 36.97 për qind.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë në një konferencë për media se Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version