Telegrafi

Pas humbjes së rëndë, thyerjes së dorës dhe lëndimeve tjera – trajneri i Wilder dëshiron ta largojë nga boksi për një kohë

(Foto: Twitter/DAZN)

Pas konfirmimit se Deontay Wilder e theu dorën në meçin ndaj Tyson Fury, trajneri i tij, Malik Scott, ka thënë se dëshiron që 35-vjeçari të bëjë një pauzë nga boksi, të pushojë dhe të kalojë një kohë larg këtij sporti.

Bomberi i Bronztë pësoi humbjen e dytë nga Gipsy King dhe shënon një goditje të rëndë në karrierën e tij, pasi humbjet e vetme ia ka shkaktuar pikërisht britaniku.

Për më shumë, amerikani përfundoi i lënduar, saqë u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor pas humbjes.

(Foto: Twitter/ESPN Ringside)

“Nuk dua që Deontay të flasë për boksin ose të bëjë diçka lidhur me boksin për një kohë. Dua që ai të pushojë mirë, sidomos pas kësaj”.

Lexo po ashtu Wilder lirohet nga spitali, pas lëndimeve që pësoi nga Fury

“Madje edhe pas duelit të mëparshëm ishte shumë i ngarkuar. Aq i ngarkuar gjatë gjithë kohës, edhe në stërvitje, ndërsa ishte aq i entuziazmuar dhe i lumtur që e fitoi arbitrazhin (siguroi duelin e trilogjisë)”.

“Në të vërtetë, nuk pushoi kurrë, ai meritonte një pushim të mirë. Do të sigurohem që ta bëjë tash”, ka thënë trajneri i tij. /Telegrafi/