Cristiano Ronaldo ka publikuar zyrtarisht në rrjete sociale fotografinë e parë me të bijën, gjegjësisht në Instagram.
Futbollisti i famshëm, i cili do të mirëpriste binjakët, një djalë dhe një vajzë, kishte pritur vetëm këtë të fundit.
Djali i yllit të Manchester United ndërroi jetë pas lindjes.
Së fundmi, ai ka shpërndarë një imazh në Instagram ku shfaqet duke e mbajtur foshnjën e porsalindur.
“Dashuri e përjetshme”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Më herët, në një deklaratë të përbashkët me Georgina Rodriguez, sportisti njoftoi vdekjen e djalit të tij.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, shkruan çifti.
Ronaldo është baba edhe i katër fëmijëve: Cristiano Jr., binjakët Eva dhe Mateo, të lindur me nëna surrogate. Nga lidhja me Georgina Rodriguez ka vajzën Alana Martina. /Telegrafi/