Një ndeshje fantastike është zhvilluar mbrëmë në Las Vegas në kuadër të UFC.
Dustin Poirier ishte përballë Dan Hooker, në një meç që zgjati shumë dhe në fund u vendos vetëm me vendim unanim të gjyqtarëve.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dy luftëtarët, teksa në fund Porier fiton me vendim unanim (48-47, 48-47, 48-46).
Si Poirier që fitoi takimin ashtu edhe Hooker pësuan lëndime të rënda, që në fund u desh të dërgohen në spital.
Ky meç sipas medieve amerikane ka qenë ndër më të mirët deri më tani në vitin 2020 në UFC.
“Kjo ishte një luftë e vërtetë dhe jemi të lumtur që e bëmë të dy sonte”, deklaroi Poirier.
“Ishte mbresëlënëse kjo ndeshje, por edhe më mbresëlënëse fitorja që e arrita”, tha Poirier.
Amerikani meçin e fundit e kishte zhvilluar ndaj Khabib Nurmagomedov dhe kishte pësuar humbje.
Por rikthimi i tij me fitore do të thotë shumë, pasi Porier tani synon që të ndeshet me Khabib për të provuar ta fitojë titullin e kampionit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mmd3KUMWfSQ