Mehdi Benatia është bërë edhe zyrtarisht lojtar i Juventusit.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë me kampionin italian, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2020.
Juventusi ka bërë të ditur se ka vendosur të blejë krejtësisht kartonin e Medhi Benatias, i cili deri më tani ishte në formë huazimi te “Zonja e Vjetër” nga Bayern Munich.
Juventusit i ka kushtuar në total lojtari 17 milionë euro, pagesë e cila do të kryhet brenda dy vjetëve.
Ish mbrojtësi i Romës u transferua në formë huazimi te Juve verën që lamë pas. /Telegrafi/