Cristiano Ronaldo nuk po ndalet me rekorde të thyera.
Sulmuesi portugez po thyen rekorde pas çdo dite të luajtur futboll te skuadra e tij, Real Madridi, duke arritur të lë pas vetes emra shumë të mëdhenj të futbollit botëror.
Rekordi i fundit që Ronaldo ka thyer është ai i shënimit të golave në derbin e Madridit, pasi ka arritur të shënoj plot 18 gola ndaj Atleticos në të gjitha garat, shkruan Telegrafi.
Por, kjo nuk është e tëra pasi portugezi ka kompletuar një shifër të ‘çmendur’ me golat e shënuara nga goditjet e dënimit në La Liga, ku qëndron në vendin e parë me 20 gola nga futbollistë aktiv, ndërsa pas tij vjen rivali i ‘urryer’, Lionel Messi me 17 gola nga goditjet e dënimit.
Ronaldo gjithashtu me këto gola bëhet futbollisti i dytë që ka shënuar më shumë gola në ‘Vincente Calderon’ në kuadër të ndeshjeve në La Liga, pasi me shtatë gola gjendet mbrapa brazilianit, Luis Nazario da Lima Ronaldo, i cili ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tHC6HjH_Ceo