Site icon Telegrafi

Pas helmimit të Navalnyt, Danimarka i bashkangjitet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Danimarka njofton se do t’i bashkangjitet sanksioneve të Bashkimit Evropian që u vendosen kundër Rusisë, lidhur me helmimin e liderit të opozitës Aleksei Navalny me agjentin kimik Novichok.

Ministri danez i Punëve të Jashtme, Jeppe Kofod u tha gazetarëve në Moskë se, “vendi i tij e dënon ashpër ndërhyrjen në jetën e Aleksei Navalny me anë të [një] agjenti kimik, i cili ndodhi në Rusi”.

Pas bisedimeve me homologun e tij rus, Sergei Lavrov theksoi se, helmimi i Navalny është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Gjermani, Suedi dhe Francë, si dhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Lexo po ashtu Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

Pas 48 orësh në një spital në Omsk, ku mjekët rusë thanë se nuk gjetën asnjë gjurmë të ndonjë helmimi, Navalny u transferua në spitalin Charite në Berlin.

Mjekët atje në trupin e tij gjetën gjurmët e agjentit kimik Novichok.

Pasi u lirua nga spitali, Navalny tha se, Putin qëndron pas helmimit të tij, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga zyrtarët rusë. /REL/

Exit mobile version