Tashmë dihen çiftet çerekfinale të këtij viti në ligën më elitareve evropiane për klubet.
Liverpooli do të kërkojë një biletë për në gjysmëfinale në përballje me portugezët, Porton.
🏴 Liverpool v Porto 🇵🇹#UCLDraw pic.twitter.com/46PDX2N8uB
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019
Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ka folur trajneri i klubit anglez, Jurgen Klopp.
Ky i fundit ka thënë se e njheh kundërshtarin pasi që edhe sezonin e kaluar ishte takuar me ish-kampionin e Evropës.
“Çfarë mund të them?” pyeti shefi i “The Reds” dhe shtoi se “Është Porto, ne kemi luajtur atje tashmë dhe e dimë se sa të mirë ishin vitin e kaluar. Ne pamë karakterin dhe kualitetin e Portos”.
Theksojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese pas një jave me 16 dhe 17.
Ndryshe, finalja do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit. /Telegrafi/