Telegrafi

Pas grumbullimit të qytetarëve në sallën “1 Tetori”, shpërndahen numra për vaksina antiCOVID-19

Grumbullimi i madh i qytetarëve për të marr vaksinat antiCOVID-19 i cili filloi sot në orët e hershme të mëngjesit bëri që të ndërhyj edhe Policia e Kosovës për mbajtjen e rendin.

Lexo po ashtu Tollovi e qytetarëve për t'u vaksinuar në sallën "1 Tetori", policia mban rendin

Mirëpo kjo nuk mjaftoi, pasi organizatorët e dhënies së vaksinave antiCOVID-19 janë parë duke shpërndarë numra qytetarëve për të hyrë me radhë në mënyrë që edhe turma e tyre të shpërndahet.

Ndryshe, të enjten për shkak të festës së Fitër Bajramit u ndërpre dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç  në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. /Telegrafi/

 

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova