Site icon Telegrafi

Pas Gnabryt, Arsenali humb edhe një talent të madh gjerman

Arsenal midfielder Gedion Zelalem, center, vies for the ball with Singapore Selection's Baihakki Khaizan, left, and Sirina Camara, right, during their soccer match for the Barclays Asia Trophy in Singapore, Wednesday, July 15, 2015.(AP Photo/Joseph Nair)

Arsenali si duket nuk po mund t’i mbajë talentet në radhët e veta.

Skuadra angleze është afër ta humb edhe një talent të madh pasi humbi gjermanin Sergey Gnabry.

Fjala është për mesfushorin, Gedion Zelalem i cili ëhtë afër kalimit tek ekipi gjerman Borussia Dortmund.

19-vjeçari që ka babanë gjerman dhe nënën amerikane ka vendosur të luajë për SHBA-në.

Ai ishte i huazuar në Glasgow Rangers ku shkëlqeu, ndërsa ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2017.

Dortmund ka filluar bisedimet me babanë e lojtarit i cili është edhe agjent i tij dhe pritet të arrihet gjatë javës një marrëveshje.

Arsenali pritet të kërkojë rreth 400 mijë euro për lojtarin që është në fund të kontratës.

Edhe pse për të interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Schalke 04, Wolfsburg e Hertha Berlin, ai do ta zgjedhë Dortmundit pasi për këtë ka ndikuar babai i tij që është edhe një tifoz i madh i verdhezinjëve. /Telegrafi/

Exit mobile version