Telegrafi

Pas gjithë ngjarjeve që i ndodhën Stresi shpreh mllefin: Jeta s’më ka lodh sa më ka lodh shteti (Foto)

Reperi i njohur Arkimde Lushaj – Stresi jo pak herë është përballur me policinë e shtetit.

Ai ka qenë shpesh herë temë e medieve, kjo për faktin se me dhjetëra herë është raportuar për ndonjë ngjarje, e cila ka bërë që reperi të përfundojë në polici.

Mirëpo, duket se pas gjithë atyre që i kanë ndodhur, Stresi është i mllefosur me organet e rendit, ndonëse po e shijon në maksimum lirinë, që Gjykata ia dha me të drejtë pak ditë më parë.

Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me disa nga miqtë e tij, gjersa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar disa fjalë, të cilat shprehin mllefin e tij ndaj shtetit.

“Liria nuk është Lojë Por Nevojë, #freedom more bad boys than meee #dontask, Na Njeh Me Gishta I NGusht O Rrethi Sem Ka Lodh Jeta Ca Mu Mka Lodh Shteti”(sic.), shkruan reperi. /Telegrafi/