Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitat e saj zyrtare jashtë vendit.
Pas vizitës që kishte në Gjermani, Osmani do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit, transmeton Telegrafi.
Presidentja gjatë kësaj vizite do të shoqërohet edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Gërvalla dhe Peci janë parë tashmë së bashku në aeroportin e Vjenës.
Ndryshe, gjatë vizitës së Osmanit në Gjermani, ajo ka potencuar edhe një herë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyeshme.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e BE-së, OKB-së, por edhe e shumë organizatave ndërkombëtare. Shpresoj që Gjermania të marrë në konsideratë rolin udhëheqës në mbështetjen tonë për të arritur këtë qëllim”, kishte deklaruar Osmani. /Telegrafi/