Presidentja e Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme.
Sipas njoftimit për media thuhet se me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.
Sipas Presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit. /Telegrafi/