Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është larguar nga një takim i Këshillit të Sigurisë së OKB-së pas fjalimit të tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai filloi duke thënë: “Ka një përpjekje sot për të na imponuar një rrëfim krejtësisht tjetër, për agresionin rus si origjinën e gjithë tragjedisë”.
Ai vazhdoi duke folur për marrëdhëniet historike midis Ukrainës dhe Rusisë dhe e cilësoi Ukrainën si “totalitare”.
Lavrov ka shtuar se është “i shqetësuar për fatin e ushtarëve rusë të zënë rob nga Ukraina”.
Veç kësaj, ai ka theksuar se ai nuk ka “besim” në punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Me takimin që po zhvillohet për të diskutuar situatën në Ukrainë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha: “Ai (Putini) ka zgjedhur të mos zbusë tensionet, por t’i përshkallëzojë ato” dhe se “ai po i hedh benzinë zjarrit që ndezi”.
Ai shtoi se asnjë pretendim rus për aneksimin e territorit nuk mund të heqë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur tokën e saj.
Ndërsa ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, tha se lufta është “shoqëruar nga mizori” dhe “krime të papërshkrueshme”.
"He has left the chamber, I'm not surprised, I don't think Mr Lavrov wants to hear the collective condemnation of this council" says Foreign Secretary James Cleverly, following Russian foreign minister Sergei Lavrov walking out of the meeting.https://t.co/X3flQUCiPZ
📺 Sky 501 pic.twitter.com/8pymw5lIqw
— Sky News (@SkyNews) September 22, 2022
Ndërkohë kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha: “Rusia zgjodhi të fillojë këtë luftë dhe Rusia duhet t’i japë fund”.
Veç këtyre, është deklaruar edhe ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, i cili ka thënë: “Ata që kanë kryer krime në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”.
E ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se duhet të jetë “prioriteti kryesor” i OKB-së që palët të rifillojnë dialogun, “kështu që bisedimet mund të prodhojnë rezultate dhe të sjellin paqen”.
Ndërsa ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e quajti dhunën e Rusisë në Ukrainë “brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile”. /Telegrafi/