Një video e vitit 2018, sonte sërish u bë virale në rrjetet sociale, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në botërorin Katar 2022.
Bëhet fjalë për videon të cilën e kishte postuar asokohe Granit Xhaka ku shihet sulmuesi Breel Embolo teksa vallëzon me ritmet e muzikës tallava, derisa Gjaka e motivon me fjalë “jasha, jasha”.
Zvicra sonte mposhti Serbinë në Kampionatin Botëror Katar 2022 me rezultat 2:3, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.
Xherdan Shaqiri ishte ai që shënoi në minutën e 20-të, duke vijuar më pas me golin e Embolos në minutën e 44, dhe në fund goli i fitores që u shënua nga Remo Freuler në minutën e 48-të.
Zvicra do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/
@videoraporto24 #urime #zvicrra #kosova #granitxhaka #xherdanshaqiri ♬ original sound – VideoRaporto24