Këngëtarja Rozana Radi triumfoi në edicionin e 18-të të “Kënga Magjike”.
Ajo u shfaq e emocionuar dhe mes lotësh qysh në momentin që fitorja po anonte drejt saj ende pa u shpallur rezultati dhe po ashtu u ngjit dhe në skenë.
Por, ndërsa për fitoren falënderoi prindërit e saj që nuk jetojnë më, ajo shoqërohej nga i dashuri, i cili duket se ka qenë mbështetja më e fortë e Rozit. Foton e ka publikuar revista shqiptare Anabel.al.
Rozana ishte favoritja kryesore qysh para netëve finale të festivalit. /Telegrafi/