Telegrafi

Pas fitores ndaj Feronikelit, Shkëmbi: Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë

Ballkani ka marrë fitore komode 2-0 në udhëtim te Feronikeli në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Theranda me këtë fitore ka vazhduar edhe më tej garën për titull, pasi është vetëm tre pikë larg liderit Drita.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka thënë pas takimit se ata fituan ndaj një kundërshtari të vështirë, derisa garë për titull sa shkon e bëhet më e vështirë.

Lexo po ashtu Ballkani fiton me rezultat komod në udhëtim te Feronikeli

“Tre pikë shumë të rëndësishëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm fat pasi që objektivat tonë më të kundërshtarit janë më të mëdha”, ka thënë strategu i skuadrës nga Suhareka për Art Sport.

“Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më të rëndësishme janë pikët e plota. Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë”, shtoi më tej Shkëmbi.

Ballkani zë vendin e dytë me 61 pikë të mbledhura dhe kështu vazhdon luftën e zjarrtë për titullin kampion. /Telegrafi/