Ballkani ka marrë fitore komode 2-0 në udhëtim te Feronikeli në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Theranda me këtë fitore ka vazhduar edhe më tej garën për titull, pasi është vetëm tre pikë larg liderit Drita.
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka thënë pas takimit se ata fituan ndaj një kundërshtari të vështirë, derisa garë për titull sa shkon e bëhet më e vështirë.
“Tre pikë shumë të rëndësishëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm fat pasi që objektivat tonë më të kundërshtarit janë më të mëdha”, ka thënë strategu i skuadrës nga Suhareka për Art Sport.
“Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më të rëndësishme janë pikët e plota. Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë”, shtoi më tej Shkëmbi.
Ballkani zë vendin e dytë me 61 pikë të mbledhura dhe kështu vazhdon luftën e zjarrtë për titullin kampion. /Telegrafi/