Telegrafi

Pas fitores minimale ndaj Sheffield Wednesday, Manchester City kalon në çerekfinale të FA Cup

Sheffield Wednesday vs Manchester City (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të FA Cup, pas fitore 1-0 ndaj Sheffield Wednesday.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, mirëpo që të dyja skuadrat kishin shanse të mira për të shënuar.

Jacob Murphy i vendasve kishte një shans të mirë në minutë e 7-të që të kalonte skuadrën e tij në epërsi, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Sheffield Wednesday vs Manchester City (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Gabriel Jesus (14’) dështoi kur ishte vetëm me portierin kundërshtar, pas një pasimi të Bernardo Silvas.

Mirëpo, në pjesën e dytë, rrjedha e lojës ndryshoi dhe ishte City që kërkonte me ngulm të kalonte në epërsi.

Sheffield Wednesday vs Manchester City (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 53-të, kur Sergio Aguero e zhbllokoi sfidën me një goditje të fuqishme, e që portieri i Sheffieldit nuk arriti të ndalte topin.

Jesus kishte edhe një rast të artë në minutën e 87-të, por që nuk arriti të ndalte topin që iku nga këmba e tij dhe dështoi kështu që të dyfishonte rezultatin.

Ky gol i vetëm i mjaftoi Cityt që të kalojë në çerekfinale të garës së dytë më të madhe në Angli. /Telegrafi/