Çifti i njohur Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra para dy muajsh celebruan lidhjen e tyre me fejesë.
Ata janë vazhdimisht aktivë në rrjetet sociale, në të cilat numërojnë me mijëra ndjekës.
Dueti i tyre i titulluar “Dashni” u prit gjithashtu mirë nga publiku, gjersa suksesi është dëshmuar edhe me klikimet në YouTube.
Së fundmi, dyshja kanë bërë të ditur se këto ditë kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi.
Ata kanë treguar përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, se së bashku kanë shkuar në plazhet ekzotike të Republikës Domenikane.
Duket se çifti po ia kalojnë mirë së bashku, teksa shijojnë klimën e ngrohtë dhe detin. /Telegrafi/