Site icon Telegrafi

Pas Fatime Fetait, kryetari Ivanov ngatërron edhe Jankuloskën?

Pas ngatërrimit të Fatime Fetait, prokurores së PSP-së, siç duket kryetari Ivanov ka ngatërruar edhe një person tjetër, pra Gordana Jankuloskës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithnjë nëpër mediume, mbiemri i ish-ministres së MPB-së, është shënuar si Jankuloska, çka nënkupton se ajo quhet Gordana Jankuloska. Mirëpo, në dokumentin zyrtar të faljes së politikanëve të cilët janë nën hetime, mbiemri i ish-ministres së MPB-së, figuron si Jankullovksa.

Atëherë, lind pyetja, kush është Gordana Jankullovska, e cila është falur nga kryetari i shtetit? Nga ana tjetër, nëse ky vendim do të procesohet kështu siç është, atëherë, PSP-ja me plot të drejtë do të mund që të vazhdojë me hetimet ndaj ish-ministres Gordana Jankuloska./Telegrafi/

Exit mobile version