Site icon Telegrafi

Pas finales së Eurovisionit, Albina paralajmëron këngën e re

(Foto: Instagram/kelmendialbina)

Albina Kelmendi e ka gati projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë për fansat e saj të premten.

Këngëtarja, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje” që e interpretoi së bashku me familjen e saj, do ta sjellë këngën e re.

“Inat” është titulli i këngës së re, e cila do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Lexo po ashtu Albina Kelmendi: Mbështetja e popullit tim dhe të tjerëve na bëri fitues në misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovision

Në një postim në rrjetet sociale, Albina e ka shpërndarë një fragment të shkurtër nga videoklipi muzikor.

Në bazë të njoftimit, projekti i ri do të lansohet ditën e premte në ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version