Site icon Telegrafi

Pas epokës së Zidanes dhe Ronaldos, Reali mposhtet nga United

MIAMI, FL - JULY 31: Ander Herrera #21 of Manchester United celebrates with teammates after scoring a goal during the first half of the International Champions Cup match against Real Madrid at Hard Rock Stadium on July 31, 2018 in Miami, Florida. (Photo by Rob Foldy/Getty Images)

Manchester United ka korrur një fitore në ndeshjet miqësore në kuadër të International Champions Cup.

Djajtë e Kuq triumfuan para shikuesve të pranishëm në stadiumin e Miamit kundër Real Madridit me rezultat 2-1.

Në një ndeshje që më së paku rezultati ishte në plan të parë, trajnerët e dyja skuadrave provuan disa prej lojtarëve që kanë më pak minuta në dispozicion në ndeshjet zyrtare.

Manchester United (Getty Images)

Julen Lopetegui i madrilenëve gjatë gjithë takimit bëri 11 zëvendësime gjersa Jose Mourinho vetëm tri sosh.

Alexis Sanchez ishte realizator i golit të parë për angelzët, ku asistua në të 18 minutë nga ama e Mateo Darmian.

Nëntë minuta më vonë në skenë doli Andre Herrera, i cili shënoi gol pas një pasimi të saktë të Sanchezit.

Por, kjo nuk ishte e tëra në 45 minutshin e parë pasi Los Blancos zbutën epërsinë e United përmes Karim Benzemas, i cili arriti të tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e tretë të kohës shtesë pas asistimit të Theo Hernandezit.

Karim Benzema dhe Gareth Bale (Getty Images)

Pjesa e dytë e takimit kaloi në saje të gjysmërasteve dhe erdhi në shprehje ndryshimet e shpeshta të lojtarëve si dhe lëvizjet taktike.

Pas kësaj, United ka pesë pikë në renditjen tabelore gjersa kjo ishte ndeshja e parë e Realit dhe ka mbetur pa pikë.

Në takimin e radhës Manchesteri do të takohet me Bayern Munichun gjersa kampionët e Evropës do të takohen me Juventusin. /Telegrafi/

https://youtu.be/glPdvMY4RhQ?t=3

Exit mobile version