Telegrafi

Pas episodit special të “Friends”, producentët planifikojnë sezon të ri në vlerë prej 1.2 miliard eurosh

(Foto: Warner Bros. Television/Guliver)

Fansat e serialit “Friends” mund të kenë akoma më shumë arsye për t’u gëzuar pas lajmit fillestar se yjet e komedisë së popullarizuar televizive do të xhirojnë një episod special.

Tashmë janë duke u zhvilluar planet për rikthimin e episodeve të reja në formë të një mini-seriali.

Lexo po ashtu Tashmë është zyrtare, po ndodh ribashkimi i aktorëve të “Friends”

Në javën e kaluar u konfirmua se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer – do të ribashkohet për një episod njëorësh në shërbimin e ri transmetues, HBO Max.

(Foto: Getty Images/Guliver)

Por, duket se nuk do të përfundojë gjithçka me episodin special. Producentët janë duke u përpjekur që t’i rikthejnë më gjatë në ekran karakterët Chandler Bing, Phoebe Buffay, Monica e Ross Geller, Rachel Green dhe Joey Tribbiani.

“Friends” që u transmetua gjatë viteve 1994-2004, mund t’i thyejë të gjitha rekordet duke kushtuar 1.2 miliard euro për realizimin e 12 episodeve të reja për sezonin e 11-të me radhë (16 vite pas ndërprerjes). /Telegrafi/