Site icon Telegrafi

Pas epërsisë që krijoi ndaj Llapit, Feronikeli nisi të mendonte për përballjen ndaj Prishtinës

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, e ka komentuar ndeshjen kundër Llapit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Strategu që drejton liderin e Ipko Superligës së Kosovës në futboll ka thënë pas sfidës se ishte një gjysmë e parë e përafërt, ndërsa në fraksionin e dytë lojtarët e tij e morën kontrollin e lojës.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ai ke theksuar se ishte fitore e merituar, duke qenë se ekipi i tij arriti të shënonte dy herë në gjysmën e dytë.

Lexo po ashtu Feronikeli mposht Llapin - në xhiron e fundit zhvillohet finalja e zjarrtë ndaj Prishtinës

Natyrisht se nuk ka munguar interesimi për takimin final të këtij edicioni, atë kundër Prishtinës, kur edhe do të vendoset kampioni i ri.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ramadani ka thënë se kur skuadra e tij e krijoi epërsinë, vendosi t”i ruante forcat për ndeshjen kundër kryeqytetasve.

Ai e ka përmendur se Feronikeli shpallet kampion me dy rezultate (barazim dhe fitore), si edhe me potencialin që ka skuadra e tij dhe mbështetjen e tifozëve, do të arrijnë të festojnë në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version