Real Madrid ka kontaktuar Chelsean rreth mundësisë së nënshkrimit të Eden Hazardit.
Burimet e goal.com të afërta me skuadrën madrilene kanë pohuar se spanjollët do të ofrojnë 120 milionë euro.
Emërimi i Zinedine Zidanet si menaxher ka përshpejtuar interesin e gjigantëve spanjollë.
Belgu po vazhdon të hezitoj në vazhdimin e kontratës së re me klubin londinez dhe në të kaluarën ka përmendur një lëvizje të mundshme për në Madrid.
Nëse 28-vjeçari nuk pranon të zgjasë marrëveshjen, Chelsea do të bëjë një lëvizje këtë verë ose do të rrezikojë ta humbasë atë si lojtar i lirë.
Në këtë fazë, Chelsea nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me ndonjë lojtar shkaku i dënimit të marra nga ana e FIFA-s.
Ndryshe, Reali do të ketë ndryshime të mëdha në ekipin startues, ku parashihet të vijnë shumë përforcime. /Telegrafi/