Liverpooli ka siguruar finalen e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
The Reds kanë triumfuar në Anfield Road kundër Barcelonës me rezultat të thellë prej 4-0, gjegjësisht rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve gjysmëfinale ishte 4-3.
Dy prej tifozëve më të zjarrtë të këtyre klubeve në Kosovë janë reperi McKresha si dhe këngëtari, Blerim Muharremi.
Dyshja ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas kësaj ndeshje epike dhe vështirë të përsëritshme në histori të futbollit.
Bleros i ka mjaftuar vetëm një “emoji” në formë të zemrës për të konfirmuar se vazhdon ta adhuron Barcelonën.
Ndërkohë, reperi ka shkruar më gjatë në llogarinë personale në Instagram, “Ti kurrë nuk do të ecësh vetë. Ne jemi Liverpooli. Kjo do të thotë më shumë, Xherdan Shaqiri”.
Ndryshe, Liverpooli në finale do të pres njërin prej dy skuadrave, Tottenham ose Ajaxin, të cilat sot do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në Amsterdam. /Telegrafi/