Site icon Telegrafi

Pas eliminimit nga BBVK, Fis Juniku: Dëshiroja të dilja më përpara, nuk më ka pëlqyer atmosfera brenda

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesi shqiptar, Fis Juniku, ka qenë banori i fundit që u largua nga Big Brother VIP Kosova.

Ai la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, por theksoi se është kënaqur shumë për aq kohë sa qëndroi brenda shtëpisë së famshme të Kosovës.

Në “Big Talk” me Elita Rudin, autori i “Barber Shok” tha që dëshiroi të dilte përpara për shkak se kishte shumë negativitet brenda.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mund të them që tre ditë përpara se të dalë e kam shprehur edhe vullnetin, kam kërkuar por e kam lënë që publiku të vendos. Jam kënaqur me shumicën e banorëve, por nuk më ka pëlqyer atmosfera brenda”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fisnik Juniku

“Ka pasur pak toksicitet, negativitet. Sado që kam ndenjur i heshtur dhe nuk kam reaguar por brenda e kam parë, ajo ka qenë njëra nga arsyet që kam thënë ndejta sa ndejta por që duhet tani të dalë. Me të vërtetë jam kënaqur aq sa kem ndenjur”, tha në vazhdim moderatori.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas largimit të ish-basketbollistit, në BBVK hynë disa banorë të rinj të fushave të ndryshme.

Himena, Atdhe Xheravina dhe Bruno – disa nga emrat që u bënë pjesë e Big Brother. /Telegrafi/

Exit mobile version