Site icon Telegrafi

Pas dy vitesh – Princi Harry dhe Meghan Markle vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar

Foto: Getty Images

Princi Harry dhe Meghan Markle bënë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar Mbretëreshën Elizabeth në rrugën e tyre për lojërat ‘Invictus’.

Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët u zhvendosën në shtetin e lindjes së Meghan në Kaliforni në vitin 2020, u kthyen në Mbretëri të Bashkuar së bashku për herë të parë që nga marsi 2020.

Një zëdhënës i çiftit konfirmoi se ata vizituan gjyshen e Harryt, Mbretëreshën, 95 vjeçare, e cila ka qenë duke qëndruar në Kështjellën Windsor, shkruan revista “People”.

Meghan Markle dhe Princi Haryy (Getty Images)

Dyshja janë në Evropë për lojërat e pesta ‘Invictus’ të Princit Harry, që do të zhvillohen në qytetin holandez duke filluar këtë fundjavë.

Lexo po ashtu Sven-Goran Eriksson tregon se si u befasua kur Mbretëresha Elizabeth II i zbuloi futbollistin e saj të preferuar

Meghan, 40 vjeçare, nuk ka qenë në Evropë që nga marsi i vitit 2020, kur ajo dhe Princi Harry , 37 vjeç, kryen angazhimet e fundit mbretërore përpara se të tërhiqeshin zyrtarisht si anëtarë mbretërorë.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Wire Image)

Princi Harry është kthyer në Mbretëri të Bashkuar në dy raste: për funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip në prill 2021 dhe përsëri për të zbuluar një statujë të nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana, së bashku me vëllain më të madh Princin William në korrik 2021. (Përveç COVID- 19 udhëtimet kufizuese të pandemisë, Meghan lindi vajzën e tyre Lilibet Diana – e quajtur sipas pseudonimit të fëmijërisë së Mbretëreshës dhe nënës së Harry – në qershor).

Lojërat ‘Invictus’ të këtij viti fillimisht ishin planifikuar për në 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Mbretëresha Elizabeth II, Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)
Exit mobile version