Telegrafi

Pas dy vitesh pauzë, Rovena Stefa rikthehet me këngën e re “Le të thyhen gotat”

Foto: YouTube

Artistja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka bërë debutimin në skenë pas pothuajse dy vitesh pauzë.

Ajo ditën e djeshme (e shtunë) ka prezantuar projektin e ri të titulluar “Le të thyhen gotat”.

Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja mori gjithë vëmendjen me paraqitjen atraktive dhe mjaft sensuale në klip.

Rovena Stefa (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga vet Rovena, kurse për muzikën është përkujdesur De Vox.

Bashkëpuntorë të tjerë të këtij projekti janë: Bekim Shllaku dhe Valon Pestisha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja e veçantë u realizua nga produksioni ‘Max Production’, me xhirime në qytetin e Korçës.

Prurja e re e Rovenës vjen dy vite pas projektit “Mikja ime”, që e solli më 29 dhjetor të vitit 2018. /Telegrafi/