Site icon Telegrafi

Pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Kaliforninë brenda 48 orëve, çahet toka – pasojat mund të vërehen edhe nga hapësira

Tërmetet e fuqishme prej 7.1 magnitudë që goditën Kaliforninë gjatë javës së kaluar, duket se kanë shkaktuar një qarje të thellë të tokës e cila mund të vërehet edhe nga hapësira.

Kur filluan dridhjet rreth orës 20:20 toka filloi të çahej, e tërmeti i dytë që goditi Kaliforninë brenda 48 orëve, ka bërë që çarja të jetë shumë e thellë, transmeton Telegrafi.

Dridhjet e fuqishme shkaktuan dëme materiale edhe në lokale të ndryshme afariste, shtëpi e ndërtesa. Megjithatë kur gjithçka përfundoi dhe të nesërmen lindi dielli, u pa se kishte “ndërruar” topografia.

Pamjet satelitore të cilat i ka publikuar “Planet Labs” që ia dorëzoi CNN për transmetim, tregojnë çarjen në tokë në afërsi të epiqendrës së tërmetit.

Çarja është zgjeruar me shpejtësi të madhe në një hapësirë që dikur ishte e mbuluar nga uji. /Telegrafi/

Exit mobile version