Telegrafi

Pas dy muajve me rënie rekorde, nafta arrin në 30 dollarë për fuçi

Nafta u rrit mbi 30 dollarë për fuçi për herë të parë në dy muajve, pasi prodhuesit në Shtetet e Bashkuara dhe rajonet e tjera të botës vazhduan të reduktojnë prodhimin.

Në SHBA, çmimi u rrit me rreth 5.6 për qind, duke tejkaluar kështu periudhën kur një muaj më parë tregjet panë që çmimet të ktheheshin negative për herë të parë në histori, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, niveli i prodhimit dhe çmimeve në SHBA ra për të nëntën javë në nivele që nuk ishin parë në më shumë se një dekadë, ndërsa rezervat e Saudite Aramco nuk dhanë vëllime shtesë të naftës edhe pse tre klientë aziatikë e kërkuan këtë.

Lexo po ashtu Për herë të parë në histori, çmimi i naftës zbret nën nivelin zero

OPEC plus nisi shkurtimet për të hequr 10 për qind të prodhimit botëror në fillim të muajit. Së bashku me një rikthim të kërkesës dhe rënie të rezultateve në SHBA, kjo ka sjellë një përsëritje të rënies së muajit të kaluar nën zero jashtëzakonisht e pamundur përpara se sa të shihej vërtet se po ndodhte.

Mohammad Barkindo, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), tha për Bloomberg se perspektiva për tregun e naftës në gjysmën e dytë të vitit 2020 është më pozitive, pasi ekonomia botërore po fillon të rimëkëmbet dhe gradualisht edhe lëvizjet, deri tani të kufizuara do hapen edhe më tutje. /Telegrafi/