Ata e konfirmuan romancën e tyre gjatë një festivali veror në muajin korrik të këtij viti.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid e kanë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër, pasi siç raportohet ata po jetojnë së bashku që dy muaj, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi. Burimet thonë se artistja e hitit “One Kiss”, 24-vjeçe, dhe modeli, 20-vjeç, kanë marrë një apartment në New York, ku ‘po kalojnë kohën më të madhe së bashku’.
Ylli shqiptar- e cila u nda nga Isaac Carew në filim të këtij viti – thuhet se i ka bërë përshtypje vëllait të motrave të famshme Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid, me thjeshtësinë e saj.
Dua tashmë është duke u përgatitur të ndahet nga familja në Londër, për të vazhduar jetën në “Big Apple”, ku edhe e ka kompletuar albumin e dytë.
Një i brendshëm ka thënë për Sun: “Dua dhe Anwar janë të shumtën e kohës së bashku kështu që është e kuptueshme se përse jetojnë bashkë”. “Ajo është gjithmonë te ai kur është në Los Anxhelos dhe ai qëndron te kjo kur është në Londër”.
“Pasi ajo të kthehet me muzikë të re, ajo do të kalojë më shumë kohë në New York, është mirë që ajo të ketë një bazë atje dhe ka kuptim për të sepse shumë nga familja e tij jetojnë atje”, shton më tej burimi.
Ndërkohë, Dua dhe ishi-saj Isaac, 33 vjeç, së pari filluan takimet në vitin 2013 dhe çifti ishin bashkë për gati katër vjet para ndarjes së tyre të mëpasme në 2017.
Ata u pajtuan në janar në fillim të këtij viti, përpara se të ndaheshin përfundimisht në qershor dhe tani këngëtarja Lipa po shijon çdo moment me partnerin e saj të ri. /Telegrafi/