Telegrafi

Pas dy dekadash analiza për goditjen e famshme të gjuajtjes së lirë, Roberto Carlos tregon versionin e tij se si ndodhi (Foto/Video)

Para 20 vitesh, Roberto Carlos realizoi një prej golave më spektakolarë në histori të futbollit.

Me vite të tëra është folur në analizat e futbollit se si ndodhi “lakimi” i topit në mënyrë të jashtëzakonshme duke kaluar anash murin dhe duke u ndalur në rrjet.

Si shkoi topi në rrjet (Sky/YouTube)

 

Në një ndeshje miqësore mes Brazilit dhe Francës në turneun njohur si ‘Le Tournoi’ në verën e vitit 1997, asokohe mbrojtësi i krahut i Real Madridit shënoi golin nga gjuajtja e lirë, nga një distancë prej rreth 35 metrash që hyri në analet e historisë së futbollit.

Në shikim të parë, u prit që topi të shkonte jashtë portës. Mirëpo, ai u kthye mrekullisht dhe përfundoi prapa shpinës së Fabien Barthez dhe u ndal në rrjetë.

Sqarim figurativ

Dhe derisa të tjerët janë menduar ta shpjegojnë se si u shënua ai gol, vet legjenda braziliane thotë se nuk e ka idenë se si ka ndodhur.

“Nuk e kam idenë si e shënova. Shpesh i ushtroja gjuajtjet e lira. Qëndroja më gjatë në stërvitje dhe ushtroja, në këtë rast, më doli mirë. Thjesht, godita dhe topi shkoi në portë”, ka deklaruar Carlos. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3ECoR__tJNQ