Site icon Telegrafi

Pas Dua Lipës, edhe Rita Ora do të performojë në Brit Awards 2018

LOS ANGELES, CA - AUGUST 26: Singer Rita Ora performs onstage at The El Rey on August 26, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images For BTPR)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se do të mund ta shohim në një ngjarje gjatë 21 Shkurtit, e cila është e para për këtë vit të ri.

Megjithëse nuk është nominuar në ndonjë kategori muzikore të ngjarjes madhështore “Brit Awards 2018”, këngëtarja do të paraqitet me disa këngë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale, e cila shprehur kënaqësinë që do të perdomojë në këtë ngjarje.

“Sapo mora lajmin. Vajza juaj do të perfomojë në Brit Awards e këtij viti të 21 Shkurtit. Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në Instagram.

Theksojmë se edhe ndër performueset do të jetë edhe Dua Lipa, e cila për herë të parë do të ngjitet në këtë skenë të madhe.

Këngëtarët tjerë që janë konfirmuar për të performuar janë edhe Ed Sheeran, Sam Smith dhe Sotormzy.

Ceremonia më e madhe muzikore britanike, Brit Awards, do të mbahet më 21 shkurt në O2 Arena të Londrës. /Telegrafi/

Exit mobile version