Site icon Telegrafi

Pas dorëheqjes së Vesel Memedit, Aleancës i shtohet një deputet në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi pritet që ta vërtetojë dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi i cili dha dorëheqje pas shkarkimit të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale që drejtohej nga RDK.

Në vend të Memedin në në numër rendor vjen Arta Toçi e cila është pjesë e Aleancës për Shqiptarët. RDK dhe Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet kuvendare të vitit 2016 ishin me listë të përbashkët, ndërsa pak para zgjedhjeve lokale këto dy parti ndanë rrugën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela tha se me dorëheqjen e Memedit tha se “me këtë u rregullua një padrejtësi”.

Ai nuk dëshironte të komentojë dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi ndërsa nga BDI thanë se vendimi i deputetit Memedi është i shpejtuar dhe se këtë vendim duhet ta rishqyrtojë edhe një herë./Telegrafi/

Exit mobile version