Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas largimit nga postet ministrore të Sajid Javid dhe Rishi Sunak.
Javid dha dorëheqje si Ministër i Shëndetësisë ndërsa në vend të tij u emërua Steve Barclay gjersa Sunak nuk është më kancelar i Thesarit, ku në këtë pozitë u emërua Nadhim Zahawi.
Në një letër të shkurtër, kryeministri shkruante “I dashur Saj, me keqardhje pranova letrën tuaj të dorëheqjes. Më erdhi shumë keq që e mora. Ju i keni shërbyer kësaj qeverie dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar pa dallime”.
PM’s letter to @RishiSunak on his resignation pic.twitter.com/wHA9ivVCTB
— Darren McCaffrey (@darrenmccaffrey) July 5, 2022
Johnson vuri në dukje punën e Javidit për të trajtuar problemet e COVID-19 dhe planet e tjera për shërbimin shëndetësor, dhe u zotua se “Qeveria do të vazhdojë t’i përmbushë ato”.
“Do të më mungosh shumë dhe pres me padurim kontributin tënd”, përfundoi ai.
Ndërkohë, në letrën drejtuar ish-kancelarit Sunak, ai thotë se i vjen keq që ka merr letrën e dorëheqjes së Sunakut.
Ai thotë se Sunak ofroi “shërbim të jashtëzakonshëm për vendin gjatë periudhës më sfiduese për ekonominë tonë në historinë e kohës së paqes”.
Theksojmë se Michelle Donelan është emëruar sekretare e re e arsimit. Ajo e pason Zahawin, i cili ka marr postin e kancelarit të ri pas dorëheqjes së Sunakit.
Ndryshe, dorëheqje kanë dhënë edhe disa zyrtar të tjerë qeveritar duke edhe përfshirë edhe nënkryetarin e partisë që e udhëheq kryeministri, Konservatore, Bim Afolami. /Telegrafi/
PM’s letter to @RishiSunak on his resignation pic.twitter.com/wHA9ivVCTB
— Darren McCaffrey (@darrenmccaffrey) July 5, 2022