Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili kishte dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:42, në Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë.
Tutje sipas raportit rasti është duke u hetuar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/