Site icon Telegrafi

Pas divorcit, Ben Affleck është fotografuar në shoqëri me asistenten e tij Gigi Foquet

Pasi Jennifer Lopez foli hapur për divorcin e saj, ish-bashkëshorti i saj Ben Affleck është fotografuar me asistenten e tij Gigi Foquet.

Nisur nga fotot e regjistruara, ai nuk dukej në humor të mirë. Ai bashkëpunoi me asistentin Gigi Foquet në disa filma të fundit, duke përfshirë dokumentarin e Jennifer Lopez-it, “This Is Me…Now”.

Affleck ka disa filma në pritje, një prej të cilëve është thriller kriminal “RIP” në të cilin do të bashkëpunojë me mikun e tij Matt Damon.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u divorcuan këtë vit pas dy vitesh martesë dhe Jennifer bëri kërkesë për divorc. Pas një periudhe të gjatë thashethemesh, Jeniffer vendosi të fliste publikisht dhe tha se divorci duhej të kishte ndodhur.

“Më vjen keq që m’u desh kaq shumë për ta kuptuar. Më në fund mora mësimin tim, m’u deshën vetëm 30 vjet”, tha ajo.

Lopez dhe Affleck fillimisht u fejuan në nëntor 2002 dhe disa ditë para dasmës së tyre në shtator 2003, ata e anuluan martesën duke përmendur “vëmendjen e tepruar të medias”.

Në janar 2004 ata u divorcuan zyrtarisht, por 16 vjet më vonë i dhanë dashurisë së tyre një shans, i cili nuk zgjati shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version