U rikthyen në qytetin e tyre furishëm ashtu siç edhe ishim mësuar t’i shohim tek këndonin shpeshherë në skenë.
Grupi Etnon mbrëmë (e hënë), pas shumë kohësh, kënduan për të gjithë adhuruesit e tyre që ishin mbledhur në Duplex për t’i pritur me një atmosferë të zjarrtë.
Ngjitja në skenë e dyshesh Genc Prelvukaj dhe Milot Hasangjekaj bëri që atmosfera përgjatë një ore të ishte në ekstazë nga këngët e tyre, derisa në sfond dëgjohej edhe zëri i publikut, transmeton Telegrafi.
E padyshim që atmosferën më të zjarrtë e bëri edhe hiti “Shake it”, nën ritmet e të cilit publiku nuk u ndalë për asnjë çast së kërcyeri.
Për ta mbajtur publikun të disponuar u përkujdes edhe Dj Dagz, i cili tash e një kohë është së bashku me grupin Etnon.
Menjëherë pas Etnon, në skenë është ngjitur edhe Genta Ismajli, e cila vazhdoi ta mbajë të ndezur atmosferën.
Vlen të theksohet se në këtë rikthim të furishëm të Etnon në Prishtinë, mbrëmë prezentë ishin edhe shumë këngëtarë e reperë, si Cozman, Dr.Majk, Hekuran Krasniqi, Tringa Kay e shumë tjerë. /Telegrafi/