Telegrafi

Pas disa muajsh, Dhurata Dora nis përgatitjet për këngën e re

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Përkundër se jemi në muajin e katërt të vitit 2021, këngëtarja Dhurata Dora akoma nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor deri më tani.

Artistja, e cila pëlqehet mjaft shumë nga publiku, njoftoi fansat së fundmi se po punon për një këngë të re pas disa muajsh.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në InstaStory, gjersa shfaqet në një studio muzikore.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

“Ëndërro për atë dhe bëje”, kanë qenë fjalët krahas imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë, krijuesja e hitit “Zemër” nuk ka dhënë detaje më të hollësishme e as për kohën se kur do të publikohet projekti.


I fundit mbetet “Harrom” i lansuar në fund të vitit të kaluar që tashmë ka kaluar shifrën e 24 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/