Pasi që për disa ditë me radhe ishte lajmi kryesor në media përshkak të dhunës në “Kënga Magjike” , Stine lajm u bë edhe për humanitetin e tij.
Këngëtari nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e ditëlindjes së një nga fanset e tij më të zjarrta, e cila është vetëm 10-vjeçare.
Vajza quhet Klea dhe për ditëlindjen e saj ajo ka marrë dhuratën më të mirë.
Kanë qenë vetë familja e saj që i kanë përgatitur një befasi të tillë duke kërkuar nga Stine të bëhet pjesë e festës.
Ditë më parë edhe Stresi tregoi humanizmin e tij duke ndihmuar disa familje në nevojë.
Mbase artistët po mundohen të përmirësojnë imazhin pas asaj që ndodhi në festivalin “Kënga Magjike”. /Telegrafi/