Telegrafi

Pas dështimit për blerjen e Milanit, Investcorp kthehet kah Interi

Investcorp dhe Ares Capital po konsiderojnë një lëvizje për Interin pas dështimit për të blerë Milanin, sugjerojnë raportet e mediave në Itali.

Kompania me bazë në Bahrein, Investcorp dhe firma amerikane e investimeve Ares Capital dukej se ishin në garë për të përfunduar blerjen e kuqezinjve, por kampionët e Serie A u blenë përfundimisht nga kompania private e investimeve Redbird.

Por, gazeta La Repubblica raporton se kompania Investcorp është e vendosur të arrijë blerjen e një klub të Serie A dhe kanë kthyer vëmendjen e tyre te Interi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Investcorp

Raporti vjen pas një takimi të rastësishëm mes palëve të ndryshme në një mbrëmje Gala të Serie A në Nju Jork.

Sipas raportit, dëshmitarët e ngjarjes thonë se një anëtar i grupit pretendohet të ketë thënë: “Nëse nuk blen Milanin, blen Interin”.

 

Nerazzurrët janë përballur me vështirësi financiare që nga pandemia COVID-19 dhe në maj 2021, grupi i pronësisë së klubit Suning Group arriti një marrëveshje prej 275 milionë euro me Oaktree Capital Management.

Verën e kaluar, vështirësitë ekonomike panë largimin e Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit, ndërsa sivjet Milan Skriniar gjithashtu lidhet me një largim. /Telegrafi/