Një nga gazetarët më të respektuar të basketbollit në botë, Shams Charania, ka konfirmuar se LeBron James dëshiron të luajë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike në Paris vitin e ardhshëm.
Amerikanët përjetuan një debakli të plotë në Kampionatin Botëror, i cili u mbyll këtë muaj, ku nuk fituan as medaljen e bronztë. Së pari, ata humbën nga Gjermania në gjysmëfinale dhe Kanadaja ua mori medaljen e bronztë pas kohës shtesë.
SHBA-të nuk kishin shkuar në Kampionatin Botëror me ekipin më të fortë dhe mesa duket nuk do të jetë kështu në Lojërat Olimpike të Parisit. Përkundrazi, ata po përgatitin një “ferr” të vërtetë për rivalët e tyre.
Gazetari Charania konfirmoi se LeBron James planifikon të angazhohet në ekipin kombëtar të SHBA gjatë verës dhe të paraqitet në Lojërat Olimpike në Paris së bashku me Stephen Curry, Kevin Durant, Anthony Davis, Jayson Tatum dhe Draymond Green.
Po ashtu Devin Booker (Phoenix), Damian Lillard (Portland), De’Aaron Fox (Sacramento) dhe Kyrie Irving (Dallasit) janë gjithashtu të interesuar për të luajtur në Lojërat Olimpike, sipas burimeve të gazetarit Charania.
Sources: LeBron James wants to represent Team USA at 2024 Paris Olympics and is spearheading group of future Hall of Famers – including Stephen Curry, Kevin Durant – prepared to commit.
Full details with @joevardon at @TheAthletic: https://t.co/r2XGO3E2TO
— Shams Charania (@ShamsCharania) September 11, 2023
Tashmë është një sinjal i qartë për të gjitha skuadrat e tjera që amerikanët vijnë për medaljen dhe nëse vijnë në një përbërje të tillë apo diçka të ngjashme, është gjithashtu e qartë se do ta fitojnë pa problem. /Telegrafi/