Situata tek Arsenali nuk është aspak e qetë, pasi Pierre Emeryck Aubameyang nuk është më kapiten, sepse klubi ia ka hequr shiriti për thyerje të shpeshtë të disiplinës së klubit.
Sulmuesi u ndëshkua kësaj radhe sepse u kthye vonë nga një udhëtim në Francë.
Kjo nuk ishte hera e parë që ai thyente rregullat dhe klubi vendosi ta dënojë.
Një kandidat potencial për të rimarrë shiritin është Granit Xhaka. Lidhur me këtë temë ka folur dhe trajneri Mikel Arteta.
“Ishte diçka e dhimbshme, por e nevojshme. Aubameyang për momentin nuk është i grumbulluar”.
“Graniti kapiten? Xhaka është një prej kapitenëve tanë dhe është pjesë e rëndësishme e grupit tonë”, deklaroi trajneri spanjoll. /Telegrafi/