Pas pretendimeve të Beogradit se shteti i Eswaitit e ka tërhequr njohjen, ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, është takuar me komisioneren e lartë të shtetit të Eswatinit në Londër.
Kapiti ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter se kanë diskutuar për forcim të marrëdhënieve mes Esëatinit dhe Kosovës. Këtu ka përmendur edhe eksplorimin e mundësive ekonomike.
Por, ambasadori nuk përmendi çështjen e çnjohjes.
“Sot bëra një vizitë te Komisionerja e Lartë znj. Thandazile P. Mbuyisa në Ambasadën e Mbretërisë së Esëatinit, në Londër. Ishte kënaqësi të trajtonim ngjarjet aktuale globale dhe ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona Eswatini-Kosovë duke eksploruar mundësitë ekonomike”, ka shkruar Kapiti.
Ndryshe, Kosova, në pesë vjetët e fundit, ka pranuar katër njohje ndërkombëtare. E shpallur e pavarur 15 vjet më parë, Kosova është njohur nga 117 shtete në total.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.
Po ashtu Pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro./Telegrafi/
Today I paid a visit to H.E. High Commissioner Ms Thandazile P. Mbuyisa at the Embassy of the Kingdom of Eswatini, in London.
It was a pleasure to tackle current global events and we are looking forward to strengthening our relations ??&?? by exploring economic opportunities. pic.twitter.com/awscJjsWJb— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) January 12, 2023